Top 5 This Week

Related Posts

Tentoi të vriste fqinjin me kosore për motive pronësie, arrestohet 62-vjeçari në Peqin

Arrestohet në Peqin 62-vjeçari, dyshohet se tentoi të vrasë fqinjin me kosore për motive pronësie

Policia e Peqinit ka vënë në pranga një 62-vjeçar, i cili dyshohet se ka tentuar të vrasë fqinjin e tij me kosore, pas një konflikti për motive pronësie. Ngjarja e rëndë ka ndodhur në fshatin Kodras.

Sipas njoftimit të policisë, shtetasi I. H., 62 vjeç, banues në Kodras, dyshohet se ka goditur me kosore fqinjin e tij, shtetasin A. D., 52 vjeç. Ky i fundit ndodhet aktualisht nën kujdesin mjekësor në Spitalin e Traumës.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Peqin, pas marrjes së njoftimit, kanë shkuar menjëherë në vendngjarje dhe kanë bërë të mundur kapjen në flagrancë të autorit të dyshuar. Specialistët për Hetimin e Krimeve të Rënda ndaj Personit në DVP Elbasan kanë arrestuar 62-vjeçarin I. H. Ai akuzohet për veprën penale “Vrasja me dashje”, mbetur në tentativë. Materialet procedurale i janë referuar Prokurorisë për veprime të mëtejshme.

Popular Articles