Policia ndërhyn me gaz lotsjellës dhe autobot uji ndaj protestuesve para Kryeministrisë
Situata para Kryeministrisë ka shkallëzuar, ku forcat e rendit kanë ndërhyrë ndaj protestuesve. Dhjetëra efektivë policie, të shoqëruar nga një autobot uji, kanë nisur të shtyjnë përpara turmën.
Qëllimi i kësaj ndërhyrjeje është krijimi i një kordoni mbrojtës para godinës së Kryeministrisë dhe shpërndarja e tubimit. Gjatë operacionit, policia ka përdorur sërish gaz lotsjellës. Në vendngjarje janë dëgjuar edhe sirenat e makinave të policisë.

