Top 5 This Week

Related Posts

Protestuesi ngjitet në shkallët e Kryeministrisë me vajzën e mitur (VIDEO)

Incident para Kryeministrisë: Protestuesi ngjitet në shkallë i shoqëruar nga vajza e mitur

Një burrë, i cili merrte pjesë në protestë, është ngjitur në shkallët e Kryeministrisë, i shoqëruar nga vajza e tij e mitur. Ai ka qëndruar në këtë pozicion për disa çaste.

Gjatë këtij qëndrimi, ai u ka kërkuar efektivëve të policisë, të cilët kishin organizuar një kordon sigurie rreth zonës, që të hiqnin kapelat e tyre. Pas disa minutash, protestuesi është larguar vetë nga shkallët. Në të njëjtën kohë, nga turma e protestuesve të tjerë, dëgjoheshin thirrje drejtuar uniformave blu: “Hiqni kapelet”.

Popular Articles