Top 5 This Week

Related Posts

Protestuesit zhvendosen para Kryeministrisë, policia tërhiqet nga bulevardi

Protestuesit pozicionohen para Kryeministrisë, pas tërheqjes së Policisë nga Bulevardi

Protestuesit janë zhvendosur para Kryeministrisë, pasi efektivët e Policisë së Shtetit dhe autobotët me ujë janë tërhequr nga bulevardi “Dëshmorët e Kombit”. Kjo zhvendosje vjen pas qëndrimit katër orësh të forcave të rendit në bulevard.

Zhvendosja e turmës drejt godinës qeveritare ndodhi pas bisedimeve paqësore me forcat e policisë. Protestuesit e kanë mirëpritur hapësirën e krijuar për të marshuar, duke brohoritur “Policia është me ne” dhe “Rama, jep dorëheqjen”, shoqëruar me duartrokitje. Një autobot me ujë vijon të qëndrojë në krah të institucionit.

Aktualisht, protestuesit janë pozicionuar përpara godinës së Kryeministrisë, ndërsa uniformat blu kanë krijuar një kordon sigurie. Deri në këto momente, nuk raportohen incidente.

Popular Articles