Top 5 This Week

Related Posts

Malkaj: Më qëlloi dikush me shpullë në kurriz dhe më tha mos shko më në protestë

Mehdi Malkaj rrëfen incidentin gjatë protestës: Më goditën me shpullë duke më thënë të mos shkoja më

Aktori i njohur Mehdi Malkaj, i ftuar këtë të dielë në emisionin “Review” me Greta Topjanën në Euronews Albania, ka dhënë opinionet e tij mbi situatën shoqërore dhe politike aktuale në Shqipëri.

Gjatë diskutimit, Malkaj theksoi se në shoqërinë shqiptare identiteti individual apo profesioni, qoftë edhe ai i artistit, shpeshherë vihet në plan të dytë, duke i lënë vendin përkatësisë partiake. Sipas tij, linja partiake dominon mbi çdo vlerë tjetër.

Aktori ndau gjithashtu një eksperiencë personale gjatë një proteste ku kishte marrë pjesë. Ai rrëfeu se ishte goditur me shpullë në kurriz nga një person që vinte me biçikletë, i cili i kishte thënë shprehimisht: “Mos shko më atje”. Malkaj e interpretoi këtë akt jo si veprim individual të agresorit, por si frymëzim apo urdhër nga “udhëheqës të tjerë”, duke sugjeruar një ndikim të lartë hierarkik mbi sjelljet e qytetarëve.

Më tej, Malkaj theksoi se problemi i shoqërisë shqiptare nuk është vetëm politika aktuale, por edhe trashëgimia që brezat e vjetër u lënë të rinjve. Ai kritikoi prindërit dhe gjyshërit që u flasin fëmijëve për “luftëra” dhe “robër”, duke përmendur si shembull një ngjarje konkrete ku një gjysh i kërkonte mbesës ta “nderonte” me grusht. Për Malkajn, kjo mentalitet pengon rritjen e lirë dhe të pavarur të brezit të ri në një komunitet më modern.

Aktori shprehu shqetësimin se kjo mënyrë e të menduarit, e transmetuar nga brezi në brez, vazhdon të mbajë peng shoqërinë shqiptare në një rreth vicioz, ku dominon bindja partiake dhe ndikimet e së shkuarës mbi zhvillimin e lirë individual dhe shoqëror.

Popular Articles