Top 5 This Week

Related Posts

Ndryshimet në ligjin për Bankën e Shqipërisë, deputeti përplaset me gazetarin: Pranoje që je i njëanshëm

Përplasje në debat mes deputetit Shalsi dhe analistit Koka për ligjin e Bankës së Shqipërisë

Një debat i ashpër ka shpërthyer mes deputetit të Partisë Socialiste, Eduart Shalsi, dhe analistit Bledian Koka, gjatë emisionit televiziv “NOW me Erla Mëhillin”. Diskutimi u fokusua te ndryshimet e miratuara së fundmi në Kuvend për ligjin e Bankës së Shqipërisë, të cilat u votuan me 84 vota pro.

Gjatë shkëmbimit të batutave, deputeti Shalsi i kërkoi analistit Koka të mos e ndërpriste dhe të lejonte bashkëbiseduesin të përfundonte argumentet e tij. Më pas, ai vuri në pikëpyetje thellësisht ekspertizën e Kokës për çështjet që lidhen me Bankën e Shqipërisë. “Duhet të kesh durim të më dëgjosh. Kam një kërkesë dhe e kam shumë merak: ndërprerjet e vazhdueshme. Lëre tjetrin ta artikulojë. Unë nuk jam ekspert i milljes dhe i peshkut, nuk marr përsipër të flas pa e pasur idenë. Edhe për Bankën e Shqipërisë, edhe për peshkun, edhe për shumë të tjera. Kur di një gjë, e di; kur nuk e di. Për shembull, çfarë di ti për kursin e këmbimit valutor? Mos merr përsipër të flasësh. Mbi ç’bazë flet ti për këto? Duhet të kesh ekspertizë. Kam një pyetje: në çfarë cilësie flet?”, u shpreh Shalsi.

Në përgjigje të kësaj pyetjeje, Koka u shpreh shkurtimisht: “Unë jam gazetar”. Pas kësaj, deputeti Shalsi e akuzoi analistin për njëanshmëri politike. “Ti je gazetar i njëanshëm. Dukesh nga mënyra si flet. E di si flet ti kur të dëgjoj. Ti je si ata kamikazët e PD-së. Pranoje që je i njëanshëm”, tha deputeti socialist.

Replika e analistit Bledian Koka nuk vonoi. Ai iu drejtua deputetit Shalsi me pyetjen: “Po ti je deputet apo karton-ngritës? S’të kam parë ndonjëherë të bësh një kritikë, s’të kam parë të bësh ndonjë fjalim, vetëm ngre kartonin”.

Popular Articles