Trump: Anijet me naftë kanë nisur lëvizjen nga Ngushtica e Hormuzit, korridori detar tani është i sigurt
Presidenti amerikan, Donald Trump, ka njoftuar përmes një postimi në platformën e tij, Truth Social, se anijet kanë filluar të lëvizin nga Ngushtica e Hormuzit. Ky korridor strategjik i transportit detar, i cili është thelbësor për tregtinë globale, ishte bllokuar efektivisht nga Irani që nga nisja e konfliktit.
Trump theksoi se një pjesë e konsiderueshme e këtyre anijeve ishin të ngarkuara me naftë gjatë kalimit të tyre. Ai pohoi se korridori detar, i referuar si “Avenuja Jugore”, është tashmë absolutisht i sigurt dhe po funksionon pa asnjë problem. “Ka edhe zona të tjera tranziti,” shtoi ai në mesazhin e tij.
Në një postim të dytë, presidenti amerikan saktësoi se Shtetet e Bashkuara po regjistrojnë një tranzit shumë më të madh anijesh nëpër Ngushticën e Hormuzit, sesa sa tregojnë aktualisht të dhënat e monitorimit komercial.

