Policia e Tiranës sqaron videon e të ndaluarve: Pamjet tregojnë momentin e neutralizimit në institucion, jo në komisariat
Drejtoria Vendore e Policisë Tiranë ka reaguar pas publikimit të një videoje në rrjetet sociale, ku shfaqen disa adoleshentë të ndaluar gjatë protestave të ditëve të fundit. Policia sqaron se personat në pamje nuk ndodheshin në dhomat e shoqërimit në komisariate apo në ambientet e bllokut të sigurisë.
Sipas njoftimit zyrtar, videoja ilustron momentin e parë të neutralizimit në flagrancë nga shërbimet e Policisë, në një prej institucioneve shtetërore ku ata dyshohet se po tentonin të hynin dhe sulmonin punonjësit e Policisë. Më pas, këta persona janë shoqëruar drejt komisariateve për procedurat e mëtejshme.

