Top 5 This Week

Related Posts

Konfrontime mes policisë dhe të rinjve në Vlorë, protestuesit tentojnë të prishin murin e projektit të Muzeut Hebraik

Vlorë: Përplasje mes studentëve dhe policisë pas tentativës për të dëmtuar murin e Muzeut Hebraik

Protesta e studentëve në Vlorë vijon të jetë e tensionuar, pasi të rinjtë kanë tentuar të prishin murin e projektit të Muzeut Hebraik. Kjo tentativë shkaktoi menjëherë përplasje fizike mes protestuesve dhe forcave të policisë.

Pas veprimit të studentëve, situata degjeneroi në konfrontime ku palët janë shtyrë dhe goditur me njëri-tjetrin. Policia, nga ana e saj, po përpiqet të krijojë një dialog me grupin organizator të protestës, ndërkohë që ka paralajmëruar protestuesit për shoqërime të mundshme në ambientet e komisariatit.

Popular Articles