Mbledhja 5-orëshe e Grupit Parlamentar të PS-së dhe kabinetit mbyllet në Pallatin e Brigadave, largohet kryeministri Rama
Mbledhja e Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste dhe kabinetit qeveritar ka përfunduar sot në Pallatin e Brigadave, pas rreth pesë orësh.
Kryeministri Edi Rama është larguar nga ambientet ku u mbajt takimi, menjëherë pas përfundimit të tij.
Përmbajtja dhe detajet e diskutimeve të zhvilluara gjatë këtij takimi të gjatë nuk janë bërë ende publike. Mediat janë në pritje të deklaratave apo informacioneve zyrtare.

