New York-u gati të shndërrohet në një mozaik kuq e zi: Parada Shqiptare gati për nisje
Nga New York-u, gazetari i Euronews Albania, Thimi Samarxhiu, raporton se të gjitha përgatitjet kanë përfunduar për nisjen e Paradës Shqiptare, një prej aktiviteteve më të spikatura të komunitetit shqiptar në Shtetet e Bashkuara.
Samarxhiu thekson se metropoli amerikan do të “vishet” kuq e zi në këtë ditë, ndërsa qindra shoqata shqiptare pritet të bashkohen. Ai saktësoi se 34 prej këtyre shoqatave do të marshojnë përgjatë bulevardit kryesor, në një ngjarje që synon të mbledhë mijëra shqiptarë dhe mbështetës të tyre.
Kjo paradë është shndërruar tashmë në një festë të përvitshme, e cila ka për qëllim kremtimin dhe promovimin e kulturës, traditës dhe identitetit kombëtar shqiptar në zemër të New York-ut, duke dëshmuar fuqinë dhe unitetin e diasporës.

