Top 5 This Week

Related Posts

Autokolona e Diasporës mbërrin në Shkodër, niset drejt Tiranës në mbështetje të protestës (PAMJE)

Autokolona e Diasporës, ndalesë në Shkodër dhe nisje drejt Tiranës për protestën qytetare

Një autokolonë e përbërë nga shqiptarë të Diasporës ka mbërritur sot në Shkodër, duke vijuar më pas rrugëtimin drejt Tiranës. Qëllimi i tyre është pjesëmarrja në protestën qytetare që pritet të zhvillohet në kryeqytet këtë mbrëmje.

Dhjetëra automjete, të stolisura me flamuj kombëtarë, ndaluan për pak minuta në hyrje të qytetit verior. Pjesëmarrësit, të ardhur nga vende të ndryshme të Evropës, theksuan se kanë udhëtuar me kilometra për t’iu bashkuar protestuesve dhe për të ofruar mbështetjen e tyre për kauzën e tyre.

Një prej qytetarëve që ishte pjesë e autokolonës deklaroi se prania e tyre synon t’u japë mbështetje të rinjve që kanë protestuar në Tiranë prej 20 ditësh. “Jemi këtu për t’i dhënë një mesazh të qartë qeverisë se ka ardhur momenti t’i jepet Shqipërisë ajo që meriton. Kërkojmë një parlament të zgjedhur nga populli dhe jo nga kryetarët e partisë. Ne do të bashkohemi dhe nuk do të ndalemi deri në dorëheqjen e Edi Ramës, kërkojmë qeveri teknike dhe zgjedhje të parakohshme!” – u shpreh ai.

Popular Articles