Kryeministri Rama: Neutralizuam një dron me eksploziv që synonte Kryeministrinë, fajëson “dorën e huaj”
Kryeministri Edi Rama ka deklaruar se dy ditë më parë është neutralizuar një dron me eksploziv, i cili synonte të godiste Kryeministrinë. Sipas Ramës, ky incident, ashtu si dhe dhuna e pesë ditëve të fundit në Tiranë, është vepër e “një dore të huaj” dhe opozitës, jo e studentëve.
Duke folur drejtpërdrejt nga zyra e tij mëngjesin e së dielës, Rama theksoi se dhuna e regjistruar në kryeqytet nuk vjen nga studentët, por është e orkestruar nga opozita shqiptare dhe agjentura të huaja “që nuk i duan të mirën Shqipërisë”. Lidhur me dronin, ai saktësoi: “Përpara 2 ditësh është neutralizuar një dron me eksploziv që do të godiste Kryeministrinë duke i vënë flakën oborrit të brendshëm dhe imagjinoni pasojat. S’ka rini dhe s’ka student që i shkon mendja ta bëjë në jetë këtë plan, kjo është një dorë e huaj.”

