Top 5 This Week

Related Posts

Ambasada e SHBA: Qytetarët të protestojnë në mënyrë paqësore, pa akte të dhunshme

Ambasada e SHBA-së në Tiranë apelon për protesta paqësore dhe vetëpërmbajtje

Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Tiranë ka reaguar lidhur me situatën e krijuar nga protestat e zhvilluara ditët e fundit në Shqipëri. Në njoftimin e saj, misioni diplomatik bën thirrje për zhvillimin paqësor të demonstratave dhe për vetëpërmbajtje nga të gjitha palët e përfshira.

Në deklaratën e saj, ambasada theksoi rëndësinë e ruajtjes së qetësisë dhe distancimit nga aktet e dhunshme. “Dhuna, trazirat, lëndimi fizik i të tjerëve dhe shkatërrimi i pronës nuk janë angazhim qytetar. U bëjmë thirrje të gjithë qytetarëve që zgjedhin të demonstrojnë ta ushtrojnë të drejtën e tyre për protestë në mënyrë paqësore, pa akte të dhunshme. U bëjmë thirrje të gjitha palëve për vetëpërmbajtje dhe qetësi,” thuhet në reagimin e Ambasadës së SHBA-së.

Popular Articles