Ardian Çapja mungon në varrimin e nënës, Policia e Shtetit nuk ktheu përgjigje për shoqërimin
Ardian Çapja nuk ka mundur të marrë pjesë në ceremoninë mortore të nënës së tij, e cila u zhvillua këtë të hënë pasdite në orën 14:00.
Pavarësisht përpjekjeve, kërkesa e bërë nga Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve drejtuar Policisë së Shtetit për të marrë përsipër shoqërimin dhe sigurimin e masave të sigurisë për një dalje të veçantë, nuk gjeti asnjë përgjigje zyrtare nga kjo e fundit.
Mungesa e koordinimit dhe konfirmimit nga strukturat e policisë bëri të pamundur udhëtimin e Ardian Çapjas për t’i dhënë lamtumirën e fundit nënës së tij.

