Top 5 This Week

Related Posts

Pas disa orësh tensionesh dhe përplasjesh, mbyllet protesta në Elbasan

Mbyllet protesta e gjimnazistëve në Elbasan pas disa orësh tensionesh

Protesta e gjimnazistëve në qytetin e Elbasanit, e cila zgjati për disa orë dhe u shoqërua me tensione e përplasje, ka përfunduar.

Gjimnazistët e qytetit bojkotuan mësimin këtë të enjte, duke u mbledhur në sheshin qendror të Elbasanit. Tubimi nisi si një shprehje solidariteti me protestuesit në Tiranë.

Megjithatë, ajo që filloi si një tubim për solidaritet, u përshkallëzua duke degjeneruar në akte shkatërrimi. Gjatë zhvillimit të saj, forcat e rendit ndërhynë në disa raste dhe shoqëruan disa persona të përfshirë në incidentet e shënuara.

Popular Articles