Top 5 This Week

Related Posts

Shantazhoi një person nëpërmjet hapjes së profileve-fake në rrjetet sociale, arrestohet 24-vjeçari

Tiranë: Arrestohet 24-vjeçari për shantazh dhe përndjekje kibernetike me qëllim përfitimi

Policia e Shtetit njoftoi këtë të martë arrestimin e një 24-vjeçari, banues në Tiranë, i cili dyshohet se ka përndjekur dhe shantazhuar një person tjetër me anë të profileve false në rrjetet sociale, me synim marrjen e një shume parash.

Pas marrjes së një njoftimi për përndjekje të vazhdueshme dhe kanosje përmes platformave virtuale, ku i dyshuari kërkonte para, specialistët e Sektorit për Hetimin e Krimeve Kibernetike, në bashkëpunim me Forcën e Posaçme Operacionale të Drejtorisë Vendore të Policisë Tiranë, organizuan dhe finalizuan operacionin policor të koduar “Accountet”, nën drejtimin e Prokurorisë.

Në kuadër të këtij operacioni, u vu në pranga shtetasi me inicialet K. G., 24 vjeç, banues në Tiranë. Ai u kap në flagrancë pikërisht në momentin e marrjes së shumës monetare. Sipas autoriteteve, 24-vjeçari dyshohet se ka përdorur profile të falsifikuara online për të përndjekur dhe shantazhuar shtetasin D.P.

Gjatë ndërhyrjes policore, u sekuestruan si prova materiale një shumë parash dhe dy aparate celularë. Hetimi vazhdon për identifikimin e personave të tjerë të mundshëm të përfshirë në këtë veprimtari kriminale, si dhe për dokumentimin e plotë të gjithë rastit.

Popular Articles