Shkodër, dy persona dhunojnë fizikisht 23-vjeçaren në banesën e saj
Një 23-vjeçare është dhunuar fizikisht në banesën e saj mbrëmjen e së dielës në qytetin e Shkodrës. Ngjarja e rëndë ka ndodhur rreth orës 22:20 në lagjen “Xhabije”.
Sipas informacioneve paraprake të ofruara nga Policia, dyshohet se dy persona, identiteti i të cilëve ende nuk është bërë i ditur, kanë hyrë në banesën e shtetases O. N., 23 vjeçe, dhe e kanë sulmuar fizikisht.
Pas ngjarjes, e reja është transportuar menjëherë në Spitalin Rajonal të Shkodrës, ku aktualisht ndodhet nën kujdesin e mjekëve.
Policia e Shkodrës ka bërë me dije se po punon intensivisht për identifikimin dhe kapjen e autorëve të këtij akti. Njëkohësisht, grupi hetimor po kryen të gjitha veprimet e nevojshme për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.

