Top 5 This Week

Related Posts

Përplasjet me policinë te Parlamenti, Gjykata vendos lirimin e dy protestuesve

Gjykata e Tiranës liron dy protestuesit e arrestuar pranë Parlamentit, cakton masën “Ndalim i daljes jashtë vendit”

Gjykata e Tiranës ka vendosur lirimin e dy protestuesve të cilët u arrestuan të enjten, pas përplasjeve me forcat e policisë pranë godinës së Parlamentit.

Sipas vendimit të gjykatës, u miratua kërkesa e Prokurorisë, duke e konsideruar të ligjshëm arrestimin e tyre. Megjithatë, për të dy protestuesit është caktuar masa e sigurisë “Ndalim i daljes jashtë vendit”, çka do të thotë se atyre u ndalohet largimi nga territori shqiptar.

Popular Articles