Kinë: Tërmet 6.3 Ballë Rihter, Nuk Raportohen Dëme apo Të Lënduar
Një tërmet me magnitudë 6.3 ballë të shkallës Rihter ka goditur sot Republikën Popullore të Kinës. Lajmi është konfirmuar nga Qendra Sizmologjike Evropiane-Mesdhetare (EMSC), e cila monitoron aktivitetin sizmik global.
Epiqendra e lëkundjeve të fuqishme sizmike u lokalizua në provincën Qinghai, ndërsa thellësia e vatrave të tërmetit u regjistrua në 35 kilometra.
Deri në këto momente, autoritetet vendase dhe burimet ndërkombëtare nuk kanë raportuar për persona të lënduar apo dëme të konsiderueshme materiale si pasojë e tërmetit.

