Top 5 This Week

Related Posts

Protesta e ditës së 15 nis marshimin e përditshëm në rrugët e Tiranës

Protesta qytetare arrin ditën e 15-të, marshim drejt Kryeministrisë dhe paralajmërim për SPAK

Në ditën e saj të pesëmbëdhjetë, protesta qytetare kundër qeverisë vijoi aktivitetin e saj në kryeqytet. Qindra qytetarë u mblodhën fillimisht në Sheshin Skënderbej, përpara se të niseshin në një marshim drejt selisë së Kryeministrisë.

Gjatë tubimit të zhvilluar përpara Kryeministrisë, dhjetëra zëra u dëgjuan nga foltorja. Ndër ta ishin edhe përfaqësues të diasporës shqiptare, të cilët ripërsëritën kërkesat dhe qëndrimet e shprehura në ditët e mëparshme të manifestimeve.

Në përfundim të tubimit, një prej aktivistëve të njohur të protestës, Arben Kola, adresoi një thirrje të drejtpërdrejtë Prokurorisë së Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK). Ai kërkoi përshpejtimin e hetimeve lidhur me çështjet e ngritura vazhdimisht nga protestuesit.

Kola paralajmëroi se nëse nuk do të ketë një reagim institucional konkret ndaj kërkesave të tyre, protestat nuk përjashtohet të zhvendosen edhe përpara ambienteve të vetë SPAK-ut. Pas mbylljes së tubimit kryesor, pjesëmarrësit vijuan marshimin paqësor në disa rrugë të tjera të Tiranës, duke mbajtur gjallë mesazhin e tyre qytetar.

Popular Articles