Top 5 This Week

Related Posts

Tensionet gjatë protestës, 2 protestues dhe dy policë në spital! Si paraqitet gjendja e tyre

Dy persona vazhdojnë trajtimin mjekësor pas protestës së 25 tetorit, njofton Ministria e Shëndetësisë

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale ka bërë të ditur detaje mbi gjendjen shëndetësore të personave të lënduar gjatë protestës së zhvilluar më 25 tetor 2026. Sipas njoftimit zyrtar të dhënë në orën 19:00, aktualisht dy persona – një protestues dhe një efektiv policie – vazhdojnë të marrin kujdes mjekësor në institucionet spitalore.

Në Spitalin Universitar të Traumës, gjithsej tre të lënduar u paraqitën për ndihmë mjekësore. Nga këta, një protestues aktualisht mbetet i shtruar në spital. Dy persona të tjerë, përkatësisht një protestues dhe një efektiv policie, pasi morën trajtimin e nevojshëm, janë larguar nga ky spital.

Ndërkohë, në Qendrën Spitalore Universitare “Nënë Tereza”, një efektiv policie është paraqitur dhe po i nënshtrohet ekzaminimeve të detajuara mjekësore.

Popular Articles