Top 5 This Week

Related Posts

Temperatura deri në 41 gradë, meteorologu tregon qarqet më të nxehta të javës

Meteorologu paralajmëron vazhdimin e valës së të nxehtit: Temperaturat deri në 41°C, ja qarqet më të prekura

Meteorologu Hakil Osmani ka njoftuar se Shqipëria do të mbetet nën ndikimin e valëve të të nxehtit edhe gjatë kësaj fundjave dhe javës së ardhshme. Gjatë një lidhjeje direkte për Euronews Albania, Osmani theksoi se termometri pritet të ngjitet deri në 41 gradë Celsius, ndërsa theksoi se pjesa më e madhe e territorit do të ketë mot të qëndrueshëm.

Për këtë të shtunë, temperaturat do të mbeten të larta, me qarqet e Elbasanit dhe Beratit që pritet të regjistrojnë vlerën maksimale prej 41°C. Shkodra dhe Gjirokastra do të kenë gjithashtu një ditë të nxehtë me rreth 40°C. Sipas Osmani, zona juglindore do të jetë ajo më e freskëta. Edhe dita e nesërme, e dielë, parashikon temperatura të larta prej 40-41°C në zonat e ulëta, megjithëse orët e para të mëngjesit do të sjellin një freski me rreth 18°C. Pjesërisht në zonat lindore mund të ketë momente të pakta reshjesh shiu.

Sa i përket javës në vazhdim, meteorologu bëri të ditur se ajo do të karakterizohet gjithashtu nga temperatura të larta, të cilat do të luhaten nga 39 deri në 41°C. Pjesa më e madhe e vendit do të gëzojë një mot të kthjellët dhe të qëndrueshëm, megjithatë në zona të izoluara nuk përjashtohen reshje shiu. Osmani paralajmëroi se orët e mesditës do të jenë veçanërisht të nxehta, duke shtuar se muaji gusht në përgjithësi pritet të jetë me temperatura shumë më të larta se mesatarja normale.

Popular Articles