Ariu shkakton dëme të konsiderueshme në objektin e shenjtë në Dobërgorë të Devollit
Një ngjarje e pazakontë ka shkaktuar shqetësim dhe dëme në fshatin Dobërgorë të Devollit, ku një ari ka hyrë në një objekt të shenjtë, i cili shquhet si simbol i bashkëjetesës fetare mes komuniteteve të krishtera dhe myslimane.
Kafsha e egër ka shkaktuar dëme të konsiderueshme brenda ambienteve të ndërtesës. Sipas dëshmive të banorëve të zonës, ariu ka shkatërruar gjithçka që i ka dalë përpara, duke dëmtuar ndjeshëm objektet dhe mjediset e brendshme të këtij vendi të shenjtë.

