Top 5 This Week

Related Posts

Kapet në Tiranë 41-vjeçari i kërkuar për plagosje të dyfishtë, i sekuestrohet pistoletë, thikë dhe drogë

Arrestohet në Tiranë 41-vjeçari i kërkuar për plagosje të dyfishtë, i gjenden armë dhe drogë

Policia e Tiranës ka vënë në pranga një 41-vjeçar, i cili ishte shpallur në kërkim për një plagosje të dyfishtë me thikë. Arrestimi i shtetasit me iniciale Y. M. u bë gjatë një operacioni të koduar “Udhëkryqi”, ku efektivët sekuestruan gjithashtu një armë zjarri, municion luftarak, një thikë dhe një sasi lënde të dyshuar narkotike.

Sipas të dhënave zyrtare nga uniformat blu, i dyshuari Y. M. akuzohet se më 2 qershor, pas një konflikti të çastit pranë urës së Paskuqanit, ka plagosur me mjet prerës shtetasit E. Q. dhe A. V.

Arrestimi u krye në rrugën “Mine Peza”, ku 41-vjeçari u ndalua për kontroll ndërsa po drejtonte një automjet tip “Benz”. Gjatë kontrollit të automjetit, shërbimet policore zbuluan dhe sekuestruan një pistoletë me krehër dhe fishekë, dhjetëra fishekë të kalibrave të ndryshëm, një thikë si dhe një sasi të dyshuar kokaine.

Materialet e mbledhura gjatë procedurave i janë referuar Prokurorisë së Tiranës për veprime të mëtejshme hetimore, me qëllim zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes dhe ndjekjen penale të autorit.

Popular Articles