Top 5 This Week

Related Posts

Kanosi taksistin dhe i vodhi paratë, shoqërohet në polici autori

Tiranë: Kanos taksistin me mjet prerës dhe e grabit, autori shoqërohet në polici

Policia e Tiranës ka shoqëruar pasditen e sotme një person, i cili dyshohet se ka kanosur me mjet prerës drejtuesin e një taksie dhe i ka grabitur atij para si dhe një varëse. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 14:30, në aksin rrugor Tiranë-Elbasan.

Sipas informacioneve paraprake nga blutë e kryeqytetit, i dyshuari, ndërsa po udhëtonte me taksinë, në një moment ka nxjerrë mjetin prerës dhe ka kërcënuar shoferin, duke i marrë një sasi parash dhe një varëse që ai posedonte.

Falë reagimit të shpejtë të shërbimeve policore, autori i dyshuar u lokalizua menjëherë pas ngjarjes. Ai u neutralizua dhe aktualisht po shoqërohet në ambientet e Policisë së Tiranës për veprime të mëtejshme procedurale. Policia ka njoftuar se do të ketë një njoftim të plotë në përfundim të këtyre veprimeve.

Popular Articles