Top 5 This Week

Related Posts

‘Flamingot’ marshojnë në rrugët e Tiranës (VIDEO)

Marshim me ‘flamingot’ në Tiranë, vazhdon protesta për Nartën

Qytetarë të shumtë kanë marshuar këtë të mërkurë në rrugët e Tiranës, duke mbajtur si simbol flamingon. Ky marshim, pjesë e një sërë protestash 18-ditore, nisi nga sheshi “Skënderbej” dhe u drejtua drejt Kryeministrisë.

Flamingot, të cilat prej më shumë se dy javësh janë bërë emblema e kësaj lëvizjeje qytetare, ishin thelbi i pamjeve të veçanta të regjistruara gjatë marshimit. Disa prej protestuesve mbanin në duar figura të mëdha flamingosh, ndërsa pas tyre shiheshin dhjetëra të tjera, të sjella nga pjesëmarrësit.

Gjatë ecjes, pjesëmarrësit brohorisnin me zë të lartë sloganin “Narta është e jona”, shoqëruar me tinguj daullesh, duke nënvizuar kërkesat e tyre lidhur me çështjen e Nartës.

Popular Articles