Top 5 This Week

Related Posts

37-vjeçarja shtatzënë nga Pogradeci humb jetën gjatë transportit drejt Tiranës

Ndërron jetë 37-vjeçarja shtatzënë nga Pogradeci gjatë transportit drejt Tiranës

Një ngjarje tragjike ka ndodhur gjatë ditës së sotme, ku një 37-vjeçare nga Pogradeci, e cila ishte në muajin e shtatë të shtatzënisë, ka humbur jetën gjatë transportit për trajtim të specializuar drejt Tiranës.

Mësohet se gruaja, me inicialet M.K., ishte paraqitur në spitalin e Pogradecit për shkak të problemeve shëndetësore. Pas ekzaminimeve dhe konsultave mjekësore, bluzat e bardha vendosën se gjendja e saj kërkonte ndërhyrje më të specializuar, çka e bëri të domosdoshëm transportin drejt kryeqytetit.

Fatkeqësisht, gjatë udhëtimit, teksa automjeti ishte në afërsi të Elbasanit, gjendja shëndetësore e 37-vjeçares u rëndua ndjeshëm. Pavarësisht përpjekjeve, ajo ndërroi jetë përpara se të arrinte në destinacionin e saj.

Për të përcaktuar shkakun e saktë të vdekjes, pritet të kryhet autopsia mjeko-ligjore. Rasti është nën verifikim nga autoritetet kompetente.

Popular Articles