Tragjedi në Vlorë: Gazetari Enrik Mehmeti humb jetën në aksident me motor
Gazetari i njohur Enrik Mehmeti ka humbur tragjikisht jetën mbrëmjen e djeshme, pas një aksidenti të rëndë që ndodhi në plazhin e Porto Noves, në zonën e Zvërnecit, Vlorë.
Sipas të dhënave paraprake të bëra publike nga autoritetet policore, Mehmeti po drejtonte një motor me katër rrota. Dyshohet se, si pasojë e një manovre të gabuar, ai ka humbur kontrollin e mjetit, çka ka çuar në rrokullisjen e tij disa herë.
Fatkeqësisht, gjatë këtij aksidenti të rëndë, një pjesë metalike e mjetit e ka goditur me forcë në zonën e kraharorit, duke i shkaktuar dëmtime fatale që i morën jetën në vend.

