Top 5 This Week

Related Posts

“Kësaj proteste do t’i bien të tëra puplat false të flamingove”, Rama sulmon Dritan Goxhajn

Reagimi i Ramës pas kërkesës për dorëheqje: Lidh Goxhajn me Iranin, paralajmëron rënien e “puplave false” të protestës

Kryeministri Edi Rama ka reaguar me tone të ashpra pas deklaratave të Dritan Goxhajt, i cili ka shpalosur publikisht pesë kërkesat kryesore të grupit organizator të protestës, ku pika qendrore dhe e panegociueshme ishte dorëheqja e kreut të qeverisë.

Përmes një postimi në faqen e tij zyrtare në Facebook, Kryeministri Rama e ka lidhur drejtpërdrejt Goxhajn me Iranin, duke ngritur pikëpyetje rreth kësaj lidhjeje. Në të njëjtin postim, ai ka përsëritur theksin e tij të mëparshëm se, pavarësisht zhvillimeve, dy do të jenë palët e vetme fituese nga kjo protestë: Partia Socialiste dhe qeverisja e drejtuar prej tij.

Duke iu referuar ironikisht atyre që ai i quajti “derrrat e knaqun migjenianë të segmentit ‘intelektual’ të protestës”, Rama vuri në dyshim seriozitetin e mohimeve për lidhje me Iranin. Më tej, në postimin e tij, Kreu i Qeverisë theksoi parashikimin e tij për epilogun e kësaj lëvizjeje: “Mos harroni çfarë ju kam thënë qysh në fillim: Dy fitimtarë do dalin kur kësaj proteste t’i bien të tëra puplat fallco të flamingove, Partia Socialiste që do të bëhet më e fortë dhe qeverisja jonë që do të përmirësohet shumë ndjeshëm.”

Popular Articles