Mësimi Normal në Vlorë, Protestat Studentore Vijojnë në Tiranë
Në Universitetin e Vlorës, procesi mësimor po vijon normalisht. Studentët janë të pranishëm në auditore, ku leksionet po zhvillohen rregullisht sipas programit të parashikuar, pa prani bojkotimesh apo protestash.
Kjo situatë në Vlorë vjen ndërkohë që në Tiranë ka nisur marshimi i studentëve dhe pedagogëve drejt Kryeministrisë.
Protesta studentore ka hyrë në ditën e saj të tetë këtë të martë, ndërsa vetëm pak orë më parë, Kryeministri Edi Rama kishte bërë thirrje për dialog me të rinjtë dhe studentët.

