Top 5 This Week

Related Posts

Vuçiç: Republika Serbe po pengon njohjen e Kosovës nga Bosnja e Hercegovina

Vuçiq: Rol kyç i Republikës Serbe në mosnjohjen e Kosovës nga Bosnja dhe Hercegovina

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ka deklaruar se mosnjohja e pavarësisë së Kosovës nga Bosnja dhe Hercegovina është meritë ekskluzive e qëndrimit të fortë të Republikës Serbe brenda shtetit boshnjak.

Gjatë vizitës së tij në Republikën Serbe të Bosnjës, Vuçiq shprehu mirënjohjen e thellë të Beogradit për marrëdhëniet e ngushta dhe për qëndrimin e palëkundur të entitetit serb ndaj çështjes së Kosovës. Ai theksoi se “vetëm falë Republikës Serbe, Bosnja dhe Hercegovina nuk e ka njohur pavarësinë e Kosovës, përndryshe në Sarajevë dhe Mostar mezi do të prisnin ta bënin këtë”.

Deklaratat e presidentit serb u bënë teksa ai po zhvillon takime dhe merr pjesë në aktivitetet përkujtimore lidhur me operacionin “Oluja” në territorin e Republikës Serbe.

Sipas Vuçiqit, pozicioni i Republikës Serbe ka qenë vendimtar në ruajtjen e qëndrimit të shtetit boshnjak për të mos e njohur Kosovën, duke theksuar afërsinë dhe lidhjet me Serbinë.

Në një pjesë tjetër të fjalimit të tij, Vuçiq mbrojti veprimet e tij politike, duke theksuar se ai “as nuk ka arrestuar serbë dhe nuk i ka dorëzuar në Hagë, edhe pse kam pasur kërkesa nga Haga”. Ai shtoi se nuk ka lejuar “që dikush të shkëpusë pjesë të territorit të Serbisë” dhe as nuk ka marrë pjesë “në dëbimin e popullit serb”. Këto komente ai i lidhi me kritikat ndaj atyre që, sipas tij, “në fjalë paraqiteshin si nacionalistë të mëdhenj”, por vepronin ndryshe kur përballeshin me presione të jashtme.

Më tej, presidenti serb adresoi edhe çështjen e termit “serbët e Kroacisë”, duke e cilësuar atë si një përpjekje për t’i pozicionuar serbët si pjesë të dikujt tjetër. “Ne jemi ‘serbë të dikujt’, sepse gjoja i përkasim dikujt tjetër. Jo, ne jemi vetëm serbë, por kemi heshtur për dekada ndaj këtyre gjërave”, shtoi ai.

Vuçiq përmendi gjithashtu situatën në Mal të Zi, ku theksoi se rreth 50% e popullsisë flet serbisht, por gjuha serbe nuk mund të bëhet gjuhë zyrtare.

Popular Articles