Top 5 This Week

Related Posts

Sulmi me thikë në Paris, autori i arrestuar dërgohet në spital psikiatrik

Sulmuesi i tre grave në Paris transferohet në spital psikiatrik

Burri i cili u arrestua të hënën në Paris, pasi plagosi me thikë tre gra, është transferuar sot, e martë, në një spital psikiatrik. Ky zhvillim vjen pas hetimeve që zbuluan se ai ishte nën monitorim mjekësor për shëndetin mendor.

Burimet bëjnë të ditur se agresori nuk kishte pasur asnjë problem të mëparshëm me organet e rendit. Detaje rreth historisë së tij psikiatrike ende nuk janë bërë publike plotësisht, por theksohet se ai ndiqej nga mjekë specialistë.

Ndërkohë, gjendja shëndetësore e dy prej grave të plagosura më rëndë është stabilizuar dhe ato janë jashtë rrezikut për jetën. Gruaja e tretë, e cila ndodhet në muajin e tetë të shtatzënisë, vazhdon të jetë e shtruar në spital, por pa ndonjë kërcënim për jetën e saj apo të foshnjës.

Ngjarja e rëndë ndodhi paraditen e së hënës, pranë Porte de Clichy në kryeqytetin francez. Agresori, duke përdorur një thikë kuzhine, plagosi tre gra të moshës 19, 24 dhe 36 vjeç.

Ai u ndalua falë ndërhyrjes së shpejtë të një oficeri policie jashtë detyrës. Ministri i Brendshëm, Laurent Nunez, vlerësoi lart aktin heroik të oficerit, duke theksuar “guximin e tij të jashtëzakonshëm” në frenimin e sulmuesit.

Popular Articles