Top 5 This Week

Related Posts

“Po nëse Rama vijon me Manastirliun për Tiranën?” Braçe: Nuk tërhiqem, është detyrim statutor që të bëhen zgjedhje të brendshme

Erion Braçe këmbëngul për zgjedhje të brendshme në PS për Tiranën: Nuk tërhiqem, është detyrim statutor

Deputeti i Partisë Socialiste, Erion Braçe, ka rikonfirmuar vendosmërinë e tij për të kandiduar për Bashkinë e Tiranës, duke theksuar se nuk do të tërhiqet nga ky projekt. Gjatë një interviste në emisionin “Now” me Erla Mëhillin, Braçe shpalosi qëndrimin e tij lidhur me zhvillimet e brendshme dhe të përgjithshme politike në vend, duke vënë theksin te nevoja për procese demokratike brenda partisë.

I pyetur nëse i qëndron ende synimit për Bashkinë Tiranë, Braçe u shpreh prerë: “Nuk kam kërkuar as nder, as favor, as çelës karriere, as nuk kam kërkuar shpërblim për çfarë kam bërë deri tani. Nuk dua të më emërojnë. Kam kërkuar një proces ku socialistët zgjedhin.” Ai theksoi se synimi i tij është të kërkojë votën e socialistëve, përfshirë edhe ata që ai i quajti “gri”, me qëllim transformimin e Tiranës drejt një standardi të ri.

Lidhur me pyetjen se çfarë do të bënte nëse Kryeministri Rama nuk do ta merrte parasysh kërkesën e tij për zgjedhje të brendshme, deputeti socialist ishte i qartë: “Do të vijoj betejën. E ka detyrim statutor.” Braçe nënvizoi se gara në Tiranë do t’i shërbente një procesi demokratik brenda Partisë Socialiste dhe shprehu gatishmërinë për të konkurruar me çdo emër tjetër të propozuar brenda partisë, qoftë me Ogertën, Arbrin apo këdo tjetër. Ai shtoi se nuk ka asnjë arsye që Partia Socialiste të bëjë hap pas nga ky proces.

Popular Articles