Top 5 This Week

Related Posts

Kryepiskopi Joan merr pjesë në Takimin historik Ndërkombëtar të Paqes në Assisi të Italisë

Kryepiskopi Joan merr pjesë në Takimin Ndërkombëtar Historik të Paqes në Assisi

Fortlumturia e Tij, Joani, Kryepiskop i Tiranës, Durrësit dhe i Gjithë Shqipërisë, po merr pjesë në Takimin Ndërkombëtar të Paqes që zhvillohet në qytetin e Assisit, Itali. Ky event i rëndësishëm, i organizuar nga Komuniteti i Sant’Egidio, përkon me 40-vjetorin e nismës historike të nisur nga Papa Gjon Pali II në vitin 1986 dhe zgjat nga 25 deri më 27 tetor 2026.

Takimi, i cili ka temën “Paqe e çarmatosur dhe çarmatosëse”, mbledh primatë dhe udhëheqës fetarë nga e gjithë bota, personalitete të larta politike dhe kulturore, aktivistë të paqes dhe përfaqësues të shoqërisë civile nga 53 vende. Punimet e tij u hapën më 25 tetor 2026, me një mesazh të veçantë nga Presidenti i Republikës së Italisë, Shkëlqesia e Tij z. Sergio Mattarella.

Gjatë këtij takimi, Kryepiskopi Joan do të japë kontributin e tij duke referuar në dy forume. Temat e referateve të tij do të jenë “Uniteti i krishterë si udhëtim në të Vërtetën dhe Paqen” (nga një perspektivë orthodhokse) dhe “Martirët bashkëkohorë: dëshmitarë të mirësisë”.

Ceremonia përmbyllëse e Takimit Ndërkombëtar të Paqes do të mbahet më 27 tetor në Sheshin e Poshtëm të Bazilikës së Shën Françeskut, nga ku do të lëshohet një apel global për paqen.

Popular Articles