Top 5 This Week

Related Posts

Zbulohen mbetje mortore të 4 personave në Jabukë të Zubin Potokut

Zbulohen mbetje mortore të 4 personave në varrezën masive në Zubin Potok

Ministri në detyrë i Punëve të Brendshme të Kosovës, Xhelal Sveçla, ka njoftuar sot për zbulimin e mbetjeve mortore të katër personave në varrezën masive të gjetur një ditë më parë, në fshatin Jabukë të Zubin Potokut.

Pas një vizite në vendin ku po kryhen gërmimet, Sveçla theksoi se dyshohet se trupat janë ekzekutuar dhe më pas janë fshehur në një gropë. Ai bëri të ditur se ekipet e hetimit, forenzikës dhe Mjekësisë Ligjore po vazhdojnë punën intensive për dokumentimin e plotë të rastit.

“Deri tani janë zbuluar katër trupa, ku pas ekzekutimit janë futur në një gropë. Nuk do të ndalemi derisa të zbulojmë edhe të pagjeturin e fundit. Nuk do të ndalem derisa secili kriminel të paguajë për secilin krim që ka bërë, e sidomos për krimet e tmerrshme ku janë ekzekutuar njerëz të pafajshëm dhe është punuar që këto krime të fshihen,” deklaroi Sveçla.

Popular Articles