Top 5 This Week

Related Posts

Theu masën “arrest në shtëpi” dhe tentoi të vidhte një banesë, në pranga 49-vjeçari në Korçë

49-vjeçari theu masën e “arrestit në shtëpi” për të tentuar vjedhjen, arrestohet në Korçë

Një 49-vjeçar është vënë në pranga këtë të hënë nga Policia e Korçës, pasi ka tentuar të hyjë për të vjedhur në një banesë. Ngjarja merr një kthesë, pasi i arrestuari ndodhej nën masën e sigurisë “arrest në shtëpi” në momentin e kryerjes së veprës.

Policia bën me dije se shtetasi i arrestuar është Genci Sanço, banues në fshatin Goskovë. Ai dyshohet se tentoi të vidhte një banesë po në këtë fshat, ndërkohë që ishte i detyruar të qëndronte në banesë si pjesë e dënimit të tij për drejtim automjeti në mënyrë të parregullt dhe pa leje drejtimi.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Korçë, pas marrjes së kallëzimit nga një shtetas për tentativë vjedhjeje në banesën e tij, vepruan menjëherë. Pas hetimeve të shpejta, u bë i mundur identifikimi dhe arrestimi i autorit të dyshuar, 49-vjeçarit G.S.

Nga verifikimet e kryera, rezultoi se i arrestuari kishte thyer masën e sigurisë “Arrest në shtëpi”. Për këtë arsye, materialet procedurale i janë referuar Prokurorisë së Korçës, për veprimet e mëtejshme ligjore, për veprat penale “Vjedhja” e mbetur në tentativë, “Drejtimi i automjetit në mënyrë të parregullt” dhe “Largimi i të burgosurit nga vendi i qëndrimit”.

Popular Articles